• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri: Si ma punuan mbrapa krahëve miqtë e mi

Arkiva, Paparazzi
Dafina-Zeqiri-7.jpg



 Nisur nga eksperienca e saj, Duffy bashkë me dy shokë të saj, vendosi të hapë një palestër.

“Mbas plot takimeve, dhe planeve vendosëm që pjesa ime ishte marketingu, të jem fytyra e fitnesit dhe e involvuar brenda: rregulla, punëtorë, trajnerë personalë, takime) unë isha pjesë e fitnesit së bashku me katër persona tjerë, ashtu mendova unë dhe më thanë që jam,” tregon 28-vjeçarja në një intervistë për ‘Telegraf’. Dafina ishte shumë e përkushtuar ndaj sipërmarrjes së re, përpjekje që në fund nuk u vlerësuan nga miqtë dhe njëkohësisht bashkëpunëtorët.

“Puna ime e cila më ka kushtuar shumë kohë dhe ku arrita të përfundoj pa gjumë dhe me shumë sukses, në fund nuk u vlerësua nga “kolegët” e mi. Ata mbas tri vitesh më kërkuan të paguaj një shumë parash absurde që të isha ende pjesë e fitnesit. Gabim bëra unë që me besim të madh nuk kërkova kontratë ndaj “shokëve” të mi por nuk e prita që në fund të më keqpërdorin deri në atë masë që fjalët e fundit ndaj pronareve ishte ‘kështu ashtu të gjithë mendojnë që fitnesi është i yti, reklama postera sa të duash dhe kemi arrit shumë sukses, tash mund të vazhdojmë dhe pa ty’. Isha shumë e dëshpëruar me fitnesin, shokët dhe vetveten.”