• |
ide | kryesore

Nevrikoset Riselda Sejdija, shpërthen në ofendime ndaj Agron Llakajt (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
21d8d39f95ff4b3e14c4756a59aa9972_L.jpg



Imitimi i Riselda Sejdisë nga aktorja e Al Pazar, në fillim u prit mirë prej saj, por si duket përfshirja në “lojë” e mamasë, e ka acaruar atë duke mos e “përtypur” më  humorin dhe sarkazmën e përdorur.

E bezdisur nga batutat e Agron Llakajt dhe Invës, aktores që e personifikon, ka zgjedhur t’u kundërpërgjigjet me një lumë të sharash dhe ofendimesh personave në fjalë. Batutave si Gucci apo  Buçi, Riselda u përgjigjet vazhdimisht me një gjuhë të ashpër duke e quajtur aktoren provinciale,  apo me keq akoma, “prostitute”  kurse aktorin e njohur të humorit, “një copë minator”. Ajo thekson se martesa e saj nuk ka në qendër interesin, siç pretendohet në Al Pazar dhe se familja e saj ka qenë gjithnjë në gjendje të mirë ekonomike. Më tej Riselda tregon se aktorja që luan rolin e saj, nuk është as profesioniste duke qenë se nuk ka akoma një diplomë për aktrim, ndërsa përmend sukseset e saj dhe përfaqësimet jashtë Shqipërisë në balet që në moshë të vogël.