• |
ide | kryesore

Halle Berry mohon shtatzëninë: “Faji i një bifteku me patate”

Arkiva, Paparazzi
halla.JPG



“Një vajzë nuk mund të hajë biftek dhe patate?”. Me një batutë në Instagram Halle Berry ka mohuar zërat për një shtatzëni të mundshme.

Artistja u prezantuar në Annual Chrysalis Butterfly Ball të Los Angele me një fustan gri metalizato, që i nxirrte në pah barkun.

Përpara fotografëve artistja ka provokuar duke vendosur edhe duart mbi bark, duke dashur të konfirmojë shtatzëninë.
Por loja është e bukur kur zgjat pak, kështu disa orë më pas Berry ka ndërhyrë në rrjetet sociale për t’ju përgjigjur urimeve nga ana e fansave. Nuk ka asnjë bebe, vetëm një drekë e bollshme dhe shumë e shijshme.

Berry është nënë e dy fëmijëve Nahla Ariela 9 vjeç, lindur nga marrëdhënia me modelin kanadez Gabriel Aubry dhe Maceo Robert Martinez, 4, lindur nga lidhja me bashkëshortin e tretë, aktorin Olivier Martinez me të cilin është ndarë në 2015.