• |
ide | kryesore

Zbulohet e dashura boshnjake e Etrit Berishës (foto)

Arkiva, Paparazzi
Capture.PNG



Sigurisht që me 1.94 cm e tij, tonin e qetë të zërit dhe buzëqeshjen çarmatosëse gati prej fëmije, portieri i kombëtares Etrit Berisha, edhe pse jo prototipi i mashkullit-target të femrave, shihet me simpati prej tyre. Mirëpo edhe në këtë drejtim, djaloshi, pa shumë zhurmë, i ka vënë gjërat në vijë. E ka pranuar që ka një të dashur. Është parë me të në një festë shumë vite më parë. Madje dhe e ka shprehur në një intervistë që është i dashuruar. Megjithatë, sa herë flitet për jetën romantike të futbollistëve të Kombëtares e vetmja foto e Etritit me të dashurën, e cila, sipas mediave, është boshnjake dhe e ka emrin Aida, mbetet ajo e një darke të viteve më parë.

Megjithatë, disa ditë më parë, ka ndarë një foto të re me të. Duke qenë që nuk është grumbulluar për ndeshjet e Kombëtares, Etriti pas përfundimit të Serisë A, ka nisur pushimet. Dhe ditët e para po i kalon me mikeshën më të mirë, siç ai e quan të dashurën. Dhe ja ku të lë pa fjalë me ato pak fjalët e tij!