• |
ide | kryesore

Cozman: nuk ndjej më gjë për Tunën. Si gjithë historitë që kam pasur

Arkiva, Paparazzi
Capture.PNG



Ndërsa Tuna ka heshtur gjithmonë në lidhje me romancën me Cozman, reperi ka kafolur në “Prive” dhe ka treguar edhe çfarë mendon për lidhjen e Tunës me Patrisin dhe pritjen e saj të ëmbël.

“Me Tunën, ajo histori mbaroi. Nuk jam më me të dhe kaq. Ajo është e kaluar, kështu që “bye, bye”. S’jam më”,-tha Cozman. I pyetur se si e sheh të kaluarën me Tunën, reperi shtoi se nuk ka më ndjenja për të. “Të kaluarën me Tunën e shoh si çdo të kaluar tjetër. Nuk e shoh aq uau. S’ka më ndjenja… ”,-tha reperi.

Por çfarë mendon Cozman kur e sheh ish të dashurën e tij përkrah Patris Berishës dhe për shtatzëninë e saj? Cozman tregon, “Për momentin nuk më intereson, nuk ka të bëjë me mua asgjë më. Le të jetojnë jetën e tyre”.