• |
ide | kryesore

Elhaida Dani në bashkëpunim me kompozitorin e SIA-s, Arthur Pingrey (Foto)

Arkiva, Paparazzi
elhaida-sia.jpg



Elhaida Dani, është gati për të prezantuar këngën e saj më të fundit “Ruby”, një bashkëpunim me, Durim Morinën.

“Ruby” që premton të jetë një perlë: vjen nga kompozitori dhe producenti Arthur Pingrey, i cili ka fituar tre nominime për “Oscar”, më së fundi për Sting, “The Empty Chair”.

Pingrey gjithashtu ka punuar me Sia-n dhe Norah Jones.

Elhaida, e cila aktualisht është duke vizituar Francën si pjesë e muzikalit “Notre Dame de Paris”, foli rreth kwtij bashkwpunimi.

“Kënga është si asgjë që unë kurrë nuk kam bërë më parë. Jam kaq e ngazëllyer që do ta dëgjojnë të gjithë. Menaxheri im më telefonoi duke më thënë për këtë djalë shumë të talentuar, që shkruan dhe këndon bukur, dhe faktin se ai donte ta këndonte këtë këngë me mua. Së pari, doja të dëgjoj këngën dhe të dëgjoja atë. Rashë në dashuri me këngën dhe fillova të imagjinoja duke e kënduar atë së bashku. Pastaj aty kuptova se kjo ishte diçka që unë me të vërtetë doja ta bëja”, shprehet Elhaida për “wiwibloggs”.

“Tani për tani unë jam në turne në Francë në rolin e ciganes Esmeralda. Është e bukur, por mendova se është koha për prezantimin e disa gjërave të reja për të gjithë ata që më mbështesin që nga fillimi. Dhe më lejoni t’ju them: ‘Ruby’ nuk është projekti i vetëm që unë dhe Durimi po sjellin në jetë!”, vazhdon ajo më tej.