• |
ide | kryesore

Miranda Kerr rrëfen detaje nga dasma me Evan Spiegel: “Si e nisa ditën”

Arkiva, Paparazzi
miranda-kerr-a.jpg



Modelja e njohur e Victoria Secret, Miranda Kerr është martuar në një ceremoni private me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel dhe ka rrëfyer disa detaje.

“Dasma jonë ishte shumë e bukur. Ne filluam ditën duke bërë joga, pastaj erdhën familjet tona dhe bëmë një festë në oborrin e shtëpisë. Ishte e pabesueshme. Ishte kaq magjike,” – tha ajo.

34-vjeçarja ishte e ftuar në një emision me aktoren Gwyneth Patrow për të folur rreth fondacionit Goop Health, ku gjeti mundësinë për të treguar edhe çastet më të lumtura të saj.

“Kjo më jep energji,” – tregoi për një metodë të re të jogës, të quajtur Kundalini.

Edhe në disa fotografi të publikuara në Instagram, Miranda ka treguar se kjo është mënyra më e mirë që të jetë produktive dhe energjike gjatë ditës.