• |
ide | kryesore

Bella ngacmon The Weeknd, fansat e kapin mat (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
MAIN-bella-hadid-the-weeknd.jpg



Modelja u nda nga këngëtari në nëntor të vitit që shkoi, dhe në janar të vitit të ri The Weeknd u fotografua duke u puthur me Selena-n. Pak pas kësaj, Bella dhe The Weeknd nuk po e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ndërsa siç e ka përshkruar Selena tërthorazi, marrëdhënia me The Weeknd-in është në fazën e ëmbël të fillimit, Bella nga ana tjetër u shpreh në një intervistë për “Teen Vogue” se do ta dashurojë gjithmonë ish-in e saj dhe nuk do të prishë urat që i lidhin. The Weeknd u rendit nga “Forbes” si një nga njerëzit më të pasur të showbiz-it dhe për këtë, doli në kopertinën e revistës. Profili “The Shade Room” në Instagram postoi kopertinën e The Weeknd-it dhe Bella e pëlqeu, duke qenë se nuk mund t’i bënte like në profilin e vetë The Weeknd-it meqë nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.Më pas e hoqi like-un e saj.