• |
ide | kryesore

Soni Malaj : “Sulmet” në muzikë më kanë ardhur nga këta persona…

Arkiva, Paparazzi
rtry5y675.png



Soni ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel ku foli për këngën e re “pa ty”, por jo vetëm…

Këngëtarja bëri një rrëfim teksa tregoi se vite më parë kishte menduar edhe të hiqte dorë nga muzika për shkak të bërrylave nga personat e afërt të saj.  “Showbizi ka shumë bërryla, nëse nuk i vendos vetes pikësynime dhe t’i qëndrosh besnike parimeve të tua, nuk mbijeton dot. Kur je totalisht vetëm dhe janë personat e tu të afërt që t’i krijojnë bërrylat…” ,-është shprehur Soni.