• |
ide | kryesore

Si reagojnë ndaj sherrit shenjat e horoskopit?

Arkiva, Stil
ednb-jcw-640x400.jpg



Disa thjesht largohen, ndërsa të tjera shenja ju plasin në fytyrë gjithë arsenalin e ofendimeve.

Çdo shenjë ka një mënyrë të veçantë për tu përballur me zemërimin, stresin dhe provokimet. Sigurohuni që të kontrolloni edhe shenjën tuaj ashendente, sepse edhe ajo e përshkruan shumë mirë natyrën tuaj emocionale.

DASHI
Kur ka një përplasje, Dashi dëshiron shpjegim të menjëhershëm dhe zgjidhjen e shpejtë të problemit. Ata mund t’jua hedhin ju gjithë fajin, edhe kur nuk është faji juaj. Pasi qetësohen, ata lirshëm mund të deklarojnë se në fund të fundit, ishte faji i tyre.

DEMI
Ata shpresojnë se çdo gjë do të zgjidhet vetë. Nëse nisni t’i sulmoni shumë ata, ju mund t’i bëni ata të dalin nga kontrolli dhe do t’ju duket si një tren që vjen në drejtimin tuaj. Do t’i duhet shumë kohë e gjatë për t’u zemëruar por nëse mërziten njëherë, do t’i duhet edhe më shumë kohë për t’i qetësuar! Do të ishte më mirë të flisni me ta lidhur me problemin pasi të kenë kaluar 2-3 ditë.

BINJAKËT
Gjatë një sherri, Binjakët do të duan të ikin e të shpëtojnë. Ata mund të largohen nga salla ose të bëjnë diçka të çuditshme. Por nëse insistoni në përfshirjen e tyre në këtë konflikt, atëherë duhet të përgatiteni për pasojat, sepse Binjakët shumë shpejt do t’ju bëjnë të mbani vendin tuaj dhe t’i japin sherrit një kthesë në një mënyrë të tillë që ju më mirë të mos e kishit filluar atë!

GAFORRJA
Gaforrja nuk ka nevojë për fjalë për të ditur se diçka nuk po shkon siç duhet. Personat e kësaj shenje e ndjejnë atë me gjithë qenien e tyre. Gaforrja ka nevojë dhe preferon t’i zgjidhë konfliktet dhe problemet me tone të qeta dhe dialog. Nëse keni arritur t’i përfshini ata në një sherr, të jeni të sigurt e ata do t’ju rrënjosin një ndjenjë të fuqishme faji te ju.

LUANI
Luani i fyer do të ndryshojë tonin e bisedës, ata nisin të veprojnë shumë ftohtë dhe në largësi. Nëse dëshironi të qetësoni një sherr me ta, ju duhet të bisedoni me një Luan në qetësi, të mos përdorni kurrë fyerjet sepse do t’i humbisni ata njëherë e përgjithmonë.

VIRGJËRESHA
Ata janë shumë të ndjeshëm qoftë edhe ndaj kritikave më të vogla. Ata mund ta marrin atë si një poshtërim përfundimtar dhe do t’ju kthehen me kritika të shumta! Nëse keni një konflikt me një Virgjëreshë, ka vetëm një mënyrë për ta zgjidhur atë pa e përshkallëzuar! Së pari ju do t’ju duhet të bindni personin e kësaj shenje që ju keni qëllimet më të mira, se vlerësoni të gjitha cilësitë e tyre dhe pas kësaj të ndani me ta se çfarë ju ka mërzitur nga veprimet e tyre.

PESHORJA
Peshores nuk i pëlqejnë konfliktet! Nëse keni arritur t’i përfshini ata në një sherr, ata do të përpiqen të tregojnë mirëkuptim dhe arritjen e një kompromisi, por do të presin të njëjtën gjë edhe nga ju. Nëse ju nuk e bëni këtë, Peshorja do t’ju sulmojë seriozisht dhe do të dëgjoni prej tyre disa fjalë shumë ekstreme. Për të shpëtuar nga kjo situatë, ju do t’ju duhet të bëni një gjest të vogël e të këndshëm, por të sinqertë.

AKREPI
Akrepat ndjehen mjaft të natyrshëm në një situatë konflikti apo krize, ata janë si një peshk në ujë. Ata shpesh mund të provokojnë vetë sherre për shkak të nevojës së tyre për ndodhi dramatike dhe emocioneve të thella. Por ata gjithmonë e dinë ekzaktësisht se çfarë janë duke bërë. Shpesh ata mund ta mbajnë dhimbjen dhe lëndimin për veten për shumë kohë, përpara se ta shfaqin atë. Gjatë një konflikti, ata me shumë mjeshtëri dhe manipulim mund t’ju bëjnë ju të ndiheni fajtor duke jua vënë ju fajin.

SHIGJETARI
Kur Shigjetari është i zemëruar, ju do ta dini! Ata madje mund të bëhen mizor në këtë moment! Por ata gjithashtu falin shpejt! Ata nuk mbajnë mëri për një kohë të gjatë sepse për ta është shumë e rëndësishme ajo çfarë mund të ndodhë, jo ajo çfarë ka ndodhur! Kështu, pas një sherri ata mund të veprojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur ose do të përpiqen që t’i rregullojnë gjërat shumë shpejt me disa shaka. Por nëse nisni të gërmoni sërish te ky problem, Shigjetari që do të keni përballë mund të ndizet përsëri!

BRICJAPI
Bricjapët janë më shumë vëzhgues sesa pjesëmarrës në sherre, në nisje të tyre, derisa me të vërtetë t’i jetë sosur durimi! Më pas, ata mund të derdhin gjithë tërbimin e tyre mbi ju! Ata rrallë do të përdorin mallkime apo fjalë të ashpra, por mund të shpërthejnë me diçka demonstrative apo të largohen nga vendi duke përplasur fort derën. Ata rrallë bërtasin, por kur e bëjnë këtë, zëri i tyre është tmerrësisht i lartë!

UJORI
Këta janë njerëzit më ‘cool’ në një konflikt. Ju mund t’i bërtisni apo t’i fyeni ata dhe ata do t’i mbajnë ato brenda vetes. Dhe pikërisht atëherë kur mendoni se jeni ju ai/ajo që keni fituar në këtë sherr, ata do tju godasin me fjalët që më së paku prisni të dëgjoni, shkruan Anabel. Konflikti me një Ujor, shpesh çon në shok dhe surpriza. Mbajeni mend këtë!

PESHQIT
Peshqit janë të ndjeshëm dhe lëndohen lehtë. Ata nuk i pëlqejnë sherret sepse këto ndikojnë thellësisht dhe fuqishëm në disbalancimin e tyre. Zakonisht reagimi i tyre është një miksim i zhgënjimit dhe frustrimit për shkak të asaj që ju jeni duke i bërë atij, pra të përjetojë një situatë të tillë të dhimbshme. Edhe nëse janë ata që e kanë nisur sherrin. Por ata shumë shpejt do të falin gjithashtu! Një gjest i vogël dhe një fjalë e mirë do t’i ndihmojë ata të harrojnë dhe të falin plotësisht!