• |
ide | kryesore

5 gjërat që i kemi ditur gabim për menstruacionet

Arkiva, Stil
20170618_131529.png



1- Jo dush dhe vaskë

Mendohet e gabuar dhe shumë jo higjenike. Në fakt, e vërteta është krejt e kundërta, sepse pikërisht në këtë periodë kujdesi për higjienën intime dhe atë të përgjithshme rritet. Noti në det ose pishina mund të bëhen njësoj si dushi në shtëpi apo larja në vaskë.

Është e vërtetë që uji i ftohtë mund të frenojë përkohësisht fluksin e gjakut të ciklit, por është gjithashtu e vërtetë, që bëhet fjalë për një efekt fiziologjik, që shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut, për shkak të rënies së temperaturave prandaj nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo nuk përbën asnjë rrezik.

2- Flokët rriten më shpejt

Një tjetër mit shumë larg realitetit. E vërteta është se gjatë ciklit menstrual hormonet janë përkohësisht në qetësi dhe si rrjedhim, nuk stimulojnë rritjen e flokut apo qimeve. Kështu që, jo vetëm që rritja e flokëve nuk ndodh, por në fakt është e kundërta, floku ngadalëson rritjen.

Nuk është ky rasti, në fakt, por nëse zgjedh të depilohesh, gjatë periudhës së menstruacioneve, ose pak më përpara, do të keni një lëkurë të butë për një periudhë të gjatë.

3- Majdanozi, aleati magjik

Një prej erëzave më të përdorura në kuzhinë. Mjafton fare pak që pjata juaj të marrë një tjetër shije, por majdanozi, me ose pa menstruacione, nuk ka asnjë efekt magjik apo efekt qetësues të veçantë.

Disa tufa majdanozi, që duhet të përdoret me kujdes sepse në sasi të mëdha mund të jetë toksik, nuk janë në gjendje, siç thonë gojëdhënat e vjetra popullore, të qetësojnë dhimbjet e menstruacioneve.

4- Të mos lyesh flokët

A thua se në ato ditë gruaja duhet të vendos në plan të dytë pjesën më të madhe të jetës së saj njësoj si të vendos në pauza zakonet e kujdesit ndaj vetes. Absolutisht e pavërtetë! Edhe pse legjendat popullore thonë që ngjyra e flokut gjatë periudhës së menstruacioneve nuk është e rekomanduar sepse boja ka të ngjarë të dështojë dhe të mos japë rezultatet që ju prisni, ndaj miti i mos lyerjes së flokut gjatë atyre ditëve është absolutisht i pabazë.

Këto ngjyra mund të realizohen, ashtu si në çdo periudhë tjetër të muajit apo vitit, sepse nuk ekziston asnjë motiv logjikë apo shkencor për të mbështetur këtë teori.

5- T’i thuash JO intimitetit

Një tjetër tabu e imponuar nga besimi popullor por e pavërtetë. Edhe gjatë ciklit menstrual, gruaja është e lirë të jetojë intimitetin me partnerin e saj, pa probleme.

Sensualiteti nuk ka limite apo kufizime të veçanta gjatë menstruacioneve dhe partneri nuk ka arsye të frikësohet apo sprapset, nuk ekziston asnjë rrezik, madje as transmetimi i sëmundjeve të ndryshme, siç mendojnë shumica.