• |
ide | kryesore

5 arsye se përse duhet të dalësh me dikë më të ri se vetja

Arkiva, Stil
why.JPG



Çfarë gjërash interesante mund të gjesh te një i dashur më i ri, duke bërë për vete dhe ato femra me kërkesa shumë të larta

Në ç’këndvështrim të sheh ajo …

Deri para disa vitesh, emërtimi toy-boy përdorej me një kuptim jo shumë pozitiv, por qëkur çifti i ri francez presidencial, Emmanuel dhe Brigitte Macron, kanë dalë në skenë, edhe femrat me kërkesa shumë të larta kanë filluar ta pëlqejnë idenë e një të dashuri më të ri se vetja. “20 minuta” ka vendosur tetë motive se pse një femër duhet të ketë pranë një të dashur më të ri. E para është fakti se një i dashur i tillë kurrë nuk do të jetë njeriu klasik “i gjithëdijshëm” që pretendon të dijë se si do të shkojnë gjërat. “Ti nuk ke nevojë për dikë të të shpjegojë se si është jeta, thuhet në sit, por për një të dashur që është i interesuar vetëm për ty.”

Është i shkujdesur

Jeta për një të dashur më të ri se vetja është një aventurë. Kur ai të merr në telefon në mes të natës, nuk e bën këtë për të marrë një mendim apo këshillë, por thjesht sepse ai të mendon dhe dëshiron të të dëgjojë zërin.

Ka eksperiencën e duhur sentimentale

Në një marrëdhënie, të jesh i papërvojë nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe. “Fakti që djali nuk ka pasur marrëdhënie tragjike romantike dhe është i gatshëm të bëjë një marrëveshje, është një avantazh i rëndësishëm.

Ai është i gatshëm për të luftuar

Ne ende jetojmë në një botë të dominuar nga meshkujt dhe një çift me një partner më të ri se vetja shpesh shihet me atë syrin negativ. Ai e kupton këtë dhe është i gatshëm të luftojë deri në fund, deri sa dashuria të triumfojë.

Të admiron
Një i dashur më i ri nuk e ka eksperiencën jetës dhe atë profesionale që mund të ketë partnerja dhe kjo do ta çojë drejt një admirimi të sinqertë.