• |
ide | kryesore

FOTO/ Akademia e Shkencave hap dyert për librin e ri të deputetit “Kaubojs”

Arkiva, Pikante
19225214_1702420350052180_589192521054832830_n.jpg



Sapo përfundoi një video humoristike përballë parlamentit, ku imiton kryeministrin Edi Rama duke vënë gjoba, Eduart Ndocaj, apo siç njihet ndryshe “deputeti kaubojs” kaloi pak metra më tej, te Akademia e Shkencave.

Aty e prisnin për inaugurimin e librit të tij “My life”. Pikërisht aty, në Akademinë e Shkencave. Për deputetin, që ia qëllon ndonjëherë të shkruajë statuse pa gabime në Facebook, u hapën dyert e Akademisë së Shkencave, për promovimin e librit “My life”.

Dhe Edi Rama gjeti rastin të hakmerrej dje në intervistën që dha tek Ilva Tare, kur e ironizoi duke thënë se vetëm “kaubojsi” dhe Bill Klinton kanë bërë libër me këtë titull.