• |
ide | kryesore

Sky Sport Italia: Filippo Inzaghi kandidat për kombëtaren e Shqipërisë

Arkiva, Sport
maxresdefault.jpg



Ikja e De Biazit nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë ka ngritur dilemën se kush do të jetë trajneri i ri i kombëtares. Më herët kreu i FSHF-së, Armando Duka është shprehur se është në kërkim të një trajneri italian. Dhe pikërisht zërat e para flasin për një trajner të tillë.

Sipas Sky Sport Italia, FSHF ka piketuar ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi si trajner të kombëtares tonë. Momentalisht trajneri i Vanecias, Inzaghi nuk njihet për eksperiencë të madhe si trajner, por ish-milanisti ka një eksperiencë shumë të gjatë në fushat e blerta.

43-vjeçari Italian këtë sezon drejtoi skuadrën e Venecias dhe arriti ta ngrinte në Serinë B, element ky që tregon për formën e mirë të Inzaghit, gjë e cila mund të ketë ndikuar ehde për afrimin e rolit të trajneri të Shqipërisë. Mësohet se ai do të mbështetet nga Giancarlo Camolese, i cili ishte i lidhur me punën e Shqipërisë dje, por mund të merrte një rol të ndryshëm si drejtor i ekipit. Ajo që mbetet për tu parë është vendimi i SuperPippos për ta hedhur këtë hap drejt Shqipërisë. /Lapsi.al