• |
ide | kryesore

De Biasi: Unë e di kush do të jetë trajner i Shqipërisë

Arkiva, Sport
st_20151019_sptpeop_1769986.jpg



Xhani De Biazi duket se është informuar nga presidenti Armand Duka rreth bisedimeve për të ardhmen e stolit të përfaqësueses që ai la pak ditë më parë. Trajneri ka dhënë një intervistë sot për ‘Radio anch’io sport’ duke dhënë disa sinjale për atë që do të ulet në pankinën e kuqezinjve.

“Kush do të jetë trajneri i ri? Besoj se do të jetë një italian. E di pak a shumë emrin por është më mirë të mos e them tani. Mendoj se do të bëhet një zgjedhje me qetësi.

I ri apo me eksperiencë? Mendoj se kërkojnë trajnerë me eksperiencë të mjaftueshme, jo një shumë të ri. Mendoj se gjithçka është përmbledhur në tre kandidatura italiane apo me origjinë italiane”, tha De Biazi.

Duket se tani ka të reja edhe sa i përket të ardhmes së vetë trajnerit, i cili ka sqaruar se po shqyrton një ofertë larg Italisë.

“Për momentin nuk kam asnjë situatë të hapur. Ose më mirë të themi një është hapur dje, gjithmonë jashtë, shumë më larg se Shqipëria. Të enjten do të zhvilloj një takim dhe të shohim se si do të shkojë”, tha De Biazi./panorama-sport/