• |
ide | kryesore

Armand Duka zgjedh trajnerin e ri dhe i vë kusht: Na ço në Botëror

Arkiva, Sport
Giancarlo-Camolese-470x263.jpg



Xhankarlo Kamoleze është shumë pranë stolit të përfaqësueses shqiptare, nëse pranon kushtin që i ka vënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas asaj “Eurosport”, atij i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të zënë vendin e lënë bosh nga Xhani De Biazi i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes mes Izraelin. Por për të nënshkruar, ai duhet të pranojë më parë edhe kushtin që me sa duket ka kreu i FSHF-së për trajnerin e ardhshëm, atë që në fakt nuk ia ka kërkuar asnjëherë De Biazit: kualifikimin në Botërorin 2018.

Të paktën ky duhet të jetë synimi në katër ndeshjet e mbetura në grup, një mision shumë i vështirë, duke llogaritur që dy përfaqësueset që janë të parat, Spanja dhe Italia, kanë një avantazh prej 7 pikësh ndaj kuqezinjve.

Me sa duket, kreu i FSHF-së kërkon të testojë nëpërmjet kësaj kërkese ambiciet që ka çdo trajner kandidat dhe bindjen te aftësitë e tij, për të bërë edhe më shumë se sa De Biazi. Trajneri i ri do të ketë mënyrën të tregojë vlerat e tij edhe gjatë Ligës së Kombeve dhe nëse do të bindë deri atëherë, do t’i ofrohet rinovimi edhe për edicionin e Euro 2020, kualifikueset e të cilit fillojnë në mars 2019.