• |
ide | kryesore

Luftëanija amerikane lundron në detin e Kinës, reagon Pekini: Provokim serioz

Arkiva, Planet
uss-america-cv66.jpg



Pekini e ka quajtur praninë e luftëanijes amerikanë afër ishullijve të shumë diskutuar në detin e Kinës lindore si një provokim serioz politik dhe ushtarak.

Luftanija amerikane lundroi në afërsi të ishullit Triton, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduar nga Kina dhe të tjerët. Sipas BBC, Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën kundër zaptimit të këtyre ishujve, por Pekini deklaron se është brenda të drejtave të tyre për ta bërë një të tillë. 

Ngjarja ndodhi disa orë para se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu kinez, Xi Jinping të flisnin në telefon. Gjatë bisedës telefonike, sipas televizionit shtetëror kinez, Xi Jinping i tha Trumpit se “faktorët negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate për mediat, nuk bëri të ditur nëse e kishin diskutuar incidentin në fjalë. Në deklaratë thuhet se liderët kanë vënë theksin tek përkushtimi i tyre për denuklearizimi i gadishullit Korean. /LAPSI.AL/