• |
ide | kryesore

Si të eleminoni pikat dhe rrathët e zinj me patate

Arkiva, Stil
home-remedies-dark-circles-625_625x350_61442489021.jpg



Patatja ka në përmbajtjen e saj vitaminë C, karbohidrate dhe niseshte vegjetale, të gjitha këta përbërës janë shumë të ushqyeshëm për lëkurën dhe problematikat e mëposhtme:
1.Rrathët e zinj poshtë syve: Sa herë që sillni ndërmend pamjen e lodhur të fytyrës dhe rrathët e zinj poshtë syve, gjeja e parë që ju kujtohet të bëni është të vendosni feta kastraveci të freskët për të reduktuar inflamacionin e lekurës. Ju këshillojmë të bëni të njëjtin veprim, por me feta patateje të gjallë, të cilat nxisin qarkullimin e gjakut në këtë zonë në mënyrë të ndjeshme falë veprimit të antioksidantëve dhe vitamincës C.

2.Maskë për të eleminuar aknet dhe pikat e zeza: Përveç vitaminës C, patatja përmban kalium, bakër dhe squfur, të cilët arrijnë të depërtojnë thellë në lëkurë duke eleminuar toksinat dhe papastërtitë e ndryshme dhe duke reduktuar aknet dhe pikat e zeza. Merrni një patate të vogël dhe priteni në feta të holla 3cm, fërkoni me to fytyrën dhe më pas përhapni fetat në të gjithë fytyrën. Lidhini me fasho duke lënë të lirë hapësirën tek goja, hunda dhe sytë dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës. Të nesërmen në mëngjes lani fytyrën me ujë të ftohtë.