• |
ide | kryesore

Skandali i ri i Trump. Zihet me grushta me CNN (video)

Arkiva, Planet
cnn.PNG



Një video e postuar nga presidenti amerikan Donald Trump ka ngjallur një furtunë të vërtetë në ShBA. Politologë, opinionistë, gazetarë e kanë komentuar atë gjatë gjithë të dielës jo vetëm si një shkelje flagrante e lirisë së fjalës, por edhe si një akt që me simbolikën e tij nxit dhunën e deri edhe vrasjen.
Trump nxorri në llogarinë e tij në twitter një sekenë të vjetër, ku në një arenë ketchi ai duket duke u përleshur me kundërshtarin e tij. Por pamjet e dikurshme kanë pësuar një maontazh. Në vend të fytyrës së kundërshtarit është vënë stema dhe logoja e kanalit të njohur CNN, i cili ka qene shpesh targeti kryesor i sulmeve të miliarderit.
Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur një valë të fortë reagimesh përtej oqeanit. Lapsi.al ka ndjekur furine e komentatorit Frank Rich i cili e ka parë këtë si një provë të cmendurisë së presidentit dhe e ka analizuar atë si një thirrje të hapur për dhunë fizike ndaj gazetarëve.
Po, me të njëtën gjuhë gazetarja Katy Tur ka komentuar se kjo thirrje për dhunë tregon se Trump mund ta godiste me duart e tij një kundërshtar dhe madje mund ti paguante me kënaqësi shpenzimet e avokatëve atij që do e bënte këtë.
Lapsi.al ka ndjekur gjithashtu komentin e ish politikanit dh drejtuesit televiziv Jerry Springer i cili tha se presidenti nuk është i ndërgjegjshëm dhe nuk ka idenë e dinjitetit dhe shenjtërisë që kërkon detyra e tij. Në të njëjtën linjë ishte edhe editorialistja  Ana Navarro e njohur për qëndrimet e saj shumë pranë republikanëve.  “Kjo histori ka shkuar shumë larg. Presidenti nxit dhunën ndaj lirisë së shtypit. Amerika nuk mund ta pranojë këtë” tha ajo. (Lapsi.al)