• |
ide | kryesore

Si jeton Vladimir Putin? Cilat janë zakonet e presidentit rus?

Arkiva, Planet
put.jpg



Vladimir Putin është një buf! Po, po. Presidenti rus jeton natën dhe praktikisht të gjithë ditën e kalon duke parazituar në shtrat. Ai mund të jetë 24/7 nën vëmendjen e medias, por pjesën më të madhe të punëve të tij i përfundon natën. Ish-agjenti i KGB nuk ngrihet nga krevati pa kaluar ora 12 e mesditës, siç shkruhet në një prol të tij të realizuar në 2014-ën nga Ben Judah. Judah kaloi tre vite duke hulumtuar rreth jetës së Putin për librin e tij.

Pasi zgjohet vonë, Putin zakonisht ha mëngjes gjatë mesditës. Sipas ‘Neësëeek’ zakonisht mëngjesi i tij përfshin një omletë të madhe ose një tas të madh me qull, shoqëruar me vezë thëllëze dhe gjizë. Një tjetër detaj i zbuluar rreth rutinës së Putinit, është lëngu me dy lloje rrepash, të bardhë dhe të kuqe, që presidenti preferon të pijë çdo mëngjes. Përbërësit në gatimet e tij, Vladimir Putin i merr rregullisht nga tokat bujqësore të patriarkut Kirill, liderit fetar të Rusisë. Një kafe pas mëngjesit dhe Putin shkon të notojë për rreth dy orë dhe nalizon stërvitjen e tij me ngritje peshash. Mbi të gjitha mëngjeset e liderit rus karakterizohen nga vetmia. Miku i tij më i afërt është qeni Labrador, Koni, që e pret në buzë të pishinës derisa mbaron stërvitjen. Derisa Putin përfundon mëngjesin dhe aktivitetin zik, ka ardhur pasditja/ Atëherë ai ulet dhe nis të lexojë shtypin e ditës.

Burimi: The Independent/ Anabel