• |
ide | kryesore

12 sekonda me Erdoganin që flasin shumë për Ramën

Arkiva, Blog
rama-1_0.jpg



Nga Berat Buzhala/ Në këtë ditë përcëlluese verore, duke pritur orë e çast ndonjë udhëzim të Kryetarit të Prishtinës për sasinë e ujit që duhet të konsumojmë kur është shumë vapë, hasa në një video që e kishte postuar në faqen e tij në Facebook, Kryeministri absolut i Shqipërisë, Edi Rama. Aty ai shihet duke pozuar para mediave me Presidentin absolut të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Meqë në takim nuk kam qenë, e as të dhëna se çfarë është biseduar aty nuk kam, leximi i gjuhës trupore të dy udhëheqësve është arma e vetme në dorën time. Leximi i gjuhës trupore është shndërruar në një sport tërheqës për gazetarët, prej se Shtëpia e Bardhë është populluar nga familja e gjerë Trump. Gazetarët, më shumë sesa asaj se çfarë thotë Trump, kanë filluar t’i besojnë asaj se si i thotë ato Trump.

E fundit, por më e rëndësishmja, ishte obsesionimi i fundit medial për takimin qe Trump kishte me liderin rus, Putin. Në bazë të gjuhës trupore fitues i padiskutueshëm u shpall Putin. Mjaftonte t’i hidhej një sy videos, në të cilën shihet se si Putin është rehatuar për shtatë palë qejfe në karrigen e tij, kurse Trump qëndronte i ulur në mënyrë të sikletshme në teh të karriges së tij. Derisa Putin qëndronte i heshtur, pothuajse monoton, Trump u angazhua që ta mbante atmosferën e ndezur, duke u vënë në pozita qesharake. Fare në fund, sipas mediave britanike, Trump, duke e hetuar që poza mediale ishte në një krizë të thellë, vendosi që ta vë në zbatim rregullin e parë të diplomacisë, që sigurisht ia kishin mësuar në mëngjes këshilltarët: zgjatja edhe njëherë dorën bashkëbiseduesit. Prapë gabim. Trump e dorëzon dorën e tij, duke e vënë nën atë të Vladit rus.

Te kthehemi tash te takimi që valiu i Shqipërisë, Edi Rama, e kishte zhvilluar me eprorin e tij ekonomik dhe politik, Erdogan.

Ramës, përveç gjuhës trupore, ia vlen t’i lexohet edhe gjuha e shkruar e përdorur në postimin e tij në Facebook. Aty secili prej nesh e lexon ngazëllimin fëmijëror të Ramës, kur dëshiron të tregojë, në mes tjerash, se sa i gjatë ka qenë takimi. Sepse, sipas Ramës, takimi i gjatë, jep shumë fryte. Duhet të jemi të lumtur dhe me fat ne që do të vazhdojmë të jetojmë edhe më tutje pas këtij takimi 90-minutësh, për t’i parë të mirat e tij. Takimi Erdogan – Rama është zhvilluar në margjina të Kongresit Botëror të Naftës. Presidenti i diskredituar turk në këtë kongres shihet duke pozuar vetëm me Ramën, me Presidentin serb Vuçic dhe me Presidentin e Azerbajxhanit, diktatorin Alijev.

Derisa Erdogan këto takime i ka përmbledhur me një album të fotove, Rama këtë e ka ilustruar me një video, në të cilën ai shihet duke pozuar me liderin turk, kundër të cilit dje protestuan rreth 1 milion turq.

Për ta analizuar dhe kuptuar më mirë gjuhen trupore të Ramës, nga kjo video e tij me Erdoganin, do të ishte mirë që ta kishe takuar atë personalisht. Kryeministri i Shqipërisë, në rrethana normale, në një ditë të zakonshme të punës së tij, kur takohet me personalitete publike, që janë me rang nën të, shquhet për arrogancë dhe mospërfillje. Buzëqesh shumë rrallë në këto takime, e edhe kur buzëqesh, në fakt kur nënqesh, kjo vjen si rrjedhojë e ndonjë ofendimi, përmes ndonjë batute, në kurrizin e bashkëbiseduesit.

Në videon e pozimit të tij me Erdoganin, na shfaqet një Edi krejtësisht tjetër. Përgjatë 12 sekondave, aq sa është e gjatë videoja, ai e ngrin gojën e tij në një buzëqeshje mekanike, derisa Erdogan qëndron çehre-gur. Brenda kaq pak sekondash ai qeshet, ose buzëqesh, më shumë se sa ka qeshur, ose ka buzëqeshur gjatë gjithë takimeve që ka zhvilluar në Tiranë me këdo tjetër, që ka rastisur të jetë më i ulët se Edi në politikë, ose kudo tjetër. I egër me të dobëtin, i butë me të fortin. Ose, siç thotë një fjalë, kaprec brenda shtëpisë, shyt jashtë saj. Në rastin tonë, pra në rastin Rama – Erdogan, kishte hapësirë vetëm për një person të ngrysur, vetëm për liderin turk. Roli i Ramës aty ishte të performonte të bindurin. Sigurisht që ka një kufi edhe për Erdoganin, kur është në pyetje paraqitja para kamerave me një çehre të vdekjes. Ai këtë figurë, atë të babës me halleplot, e ekspozon me liderët e vendeve të vogla që e zgjatin dorën tek ai për pak ndihmë. Në takim me liderin e Rusisë, e kemi parë një Erdogan në rol të kundërt. Shumë më modest dhe të buzëqeshur, për dallim prej Vladit hijerëndë dhe të painteresuar për spektakël.

Ndryshimi i personalitetit, ekspozimi i shumë fytyrave, i shumë disponimeve, varësisht se me kë takohesh, sipas Papa Franceskut quhet “sëmundja e fytyrës funerale”.

Ajo çfarë bie në sy gjithashtu nga pozimi Erdogan – Rama, është dëshira e madhe e Kryeministrit të Shqipërisë për të qenë më i shkurtër sesa realisht është, në mënyrë që të mos ndihet rastësisht i ofenduar lideri turk. Në jetën e përditshme, në takimin e tij më vdekatarë, Rama nuk e ka këtë dëshirë. Për shembull, është ndjenjë e hidhur që të takohesh me Ramën në pritje të ndryshme solemne. Nëse je vetëm pak më i shkurtër se ai, e gjasat janë që 99 për qind të shqiptarëve janë më të shkurtër, Rama me një arrogancë komike nuk ta zgjat dorën për t’u përshëndetur, por ta vë dorën rreth qafës për të të futur nën sqetulla, e ku pa dyshim rrezikon të dukesh qesharak. Këtë Rama nuk e bën rastësisht. Kjo duhet të jetë një taktikë e ushtruar, për të dominuar me ndihmën e centimetrave.

Ndërsa, në takim me Erdoganin, Rama jo vetëm që nuk dëshiron të duket i gjatë, por dëshiron të duket i shkurtër. Ai gjatë gjithë pozimit qëndron i kërrusur, sikur dëshiron t’i humbë disa centimetra të mallkuar. Dëshiron t’i thotë Erdoganit që të jesh më i gjatë është gabim, kurse të jesh më i shkurtër është më mirë – prandaj më lejo të kërrusem, për të arritur gjatësinë ideale, atë që e ke ti.

Tek e fundit, dëshiron të thotë Rama, unë kam hapësirë të mjaftueshme për të vënë në spikamë edhe gjatësinë, e edhe arrogancën time. Kur të kthehem në vendlindje. Në vilajet.



5 Comments

  1. A tqifsha berat bythshpumin,

    A tqifsha berat bythshpumin, dhe ju kokat  karit qe ia botoni 

  2. bubuzheli

    sias gjuhes se trupit , ti bubuzhel je pederast dhe sipas gjatesise se trupit rrumaduc

  3. Habitem se si nje njeri i

    Habitem se si nje njeri i tille e quan veten gazetar.Ky eshte me keq sesa nje gomar qe paguhet per te thene ate qe se kupton edhe vete.O berat  a e ke parasysh se cnodhi ne Berat?

  4. Pse duhet te jemi gjithmone negativ?

    nga sa shoh une, fotografia qe shoqeron artikullin, tregon krejt twe kunderten e asaj qe shprehet ne shkrim. Gjithe personalitetet ne takim, jane duke admiruar dhe degjuar me shume kenaqesi folesin, kryeministrin e Shqiperise. Le te jemi optimist per te ardhmen. Negativiteti nuk i ben pune askujt. Eshte shume e cuditshme sesi ne shqiptaret jemi vazhdimisht disponibel per te folur keq dhe per te share punen e te tjereve, pavaresisht se ajo qe ben ka pelqimin e shumices. Kesaj i thone: Hip se te vrava, zbrit se te vrava

  5. O berat hajde te jap nje pras

    O berat hajde te jap nje pras kashari se eshte me i gjate se ti