• |
ide | kryesore

Dyshime te Inter, televizioni shtetëror kinez akuzon Suning për pastrim parash

Arkiva, Sport
818583794-0016-kRtD-U21039673488420-687x458@Gazzetta-Web_mediagallery-article.jpg



Pak orë para se Inter të zbarkonte në Nanjing, qytetin grupit “Suning” që e ka nën zotërim, televizioni shtetëror kinez transmetoi një dokumentar mbi blerjen e skuadrës milaneze.

Në dokumentar hidhen dyshime se në operacionin për blerjen e Inter, grupi Suning ka pasur për qëllim pastrimin e parave.

Menjëherë pas lajmit, aksionet e grupit në bursen e Shezhenit humbën 6.5 %. Por grupi Suning i hodhi poshtë hipotezat e dokumentarit, duke siguruar se operacioni është mbështetur në strategjinë e Kinës për investimet brenda dhe jashtë vendit. /Lapsi.al