• |
ide | kryesore

10 albumet më ikonike të viteve 90′

Arkiva, Paparazzi
IMG_4916.JPG



Vitet 1990 ishin një kohë e mrekullueshme për të dëgjuar muzikë. Nuk ka patur kurrë një dekadë në të cilën ka patur kaq shumë stile të ndryshme të muzikës të cilat garonin për kryesuar listat muzikore. Për shembull, në mes të vitit 1992, albumet e Garth Brooks, Billy Ray Cyrus, Red Hot Chili Peppers, TLC, Guns N ‘Roses dhe Mariah Carey mund t’i shikoje duke konkurruar në listat e  Billboard gjatë së njëjtës javë.

Hip-hop u përhap nga komunitetet urbane dhe shpërtheu në “mainstream”. Muzika “dance” që dëgjohej vetëm në klubet e homoseksualëve u përqafua shumë shpejt nga shumica. Dhe ajo që filloi si “muzikë alternative” në vitin 1991 filloi të shiste koncertet në stadiume në fund të dekadës. Deri në vitin 1999, të gjitha stilet e ndryshme të muzikës që dikur ishin “underground” u ngritën dhe pushtuan tregun muzikor.

Për shkak të diversitetit dhe ndryshimeve, është e vështirë të bësh një listë të albumeve më të mira të dekadës. Albumet e paraqitura në këtë listë nuk janë vetëm ato që shkëlqyen më shumë në vitet kur u publikuan por dhe që kanë pasqyruar ndryshimet në kohë dhe që kanë patur një ndikim të madh për vite me rradhë.

10) Bjork, Debut (1993)

9) Madonna, Ray of Light (1998)

8) TLC, CrazySexyCool (1994)

7) U2, Achtung Baby (1991)

6) REM, Monster (1994)

5) Dr. Dre, The Chronic (1992)

4) Eminem, The Slim Shady LP (1999)

3) Beck, Odelay (1996)

2) Nirvana, Nevermind (1991)

1) Alanis Morisette, Jagged Little Pill (1995)