• |
ide | kryesore

“Incidenti” i Bella Hadid që shkaktoi shumë të qeshura, dhe nga vetë ajo

Arkiva, Paparazzi
6d43b8404842178218a2dc93489eec2f.jpg



Modelja 20- vjeçare, Bella Hadid teksa po dilte nga makina u përball me një “incident” të vogël që shkaktoi të qeshura tek ajo dhe fotografët e shumtë që po e prisnin.

Pantallonat e bukuroshes duket se kishin rënë më poshtë seç duhet, dhe Bella duhet t’i ngrinte përpara se ndonjë një nga fotografët do të tregohej më i shkathët dhe t’i bënte ndonjë foto, dhe me të vërtet ia doli, pasi asgjë nuk u pa.

Ajo dukej shumë në formë me modelin e ri të flokëve, e sapo kthyer nga pushimet, me një veshje shumë  casual, T-shirt i bardhë i shkurtër që nxirrte në pah barkun dhe një palë pantallona xhins të gjata deri mbi gju.

Nëse pantallonat do t’i kishte marrë një masë pak më të vogël sigurisht do ia kishte kursyer vetes një situatë paksa të sikletshme, edhe pse e kaloi shumë bukur… me një të qeshur.