• |
ide | kryesore

Kina ndalon Justin Bieber të japë koncert

Arkiva, Paparazzi
ru-0-r-600,600-n-b7260d31e76e1d0aa13d980d364be759HZi63yBgen0.jpg



Justin Bieber do të udhëtojë në Azi për “Purpose World Tour” dhe në kalendarin e koncerteve mungon Kina.
Autoritetet kineze e kanë ndaluar atë që të performojë në Pekin. E gjithë kjo ka shkaktuar zemërimin e fansave të tij, që kanë pyetur tek Zyra e Kulturës se përse nuk lejohet të këndojë për ta “një artist me vlera të jashtëzakonshme si Justin Bieber”. Përgjigjja ka qenë e shkurtër dhe e thjeshtë përmes faqes zyrtare të internetit të Zyrës së Kulturës. “Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por gjithashtu edhe një këngëtar i huaj problematik. Ne na shqetëson fakti që ai është përfshirë në një seri sjelljesh të pahijshme të shfaqura edhe gjatë një performance në Kinë, çka shkaktoi mospëlqimin e publikut”, thuhet në deklaratë./Tch