• |
ide | kryesore

Kjo ishte intervista e fundit e vokalistit të Linkin Park (Video)

Arkiva, Paparazzi
C6bAapaUYAENCgw.jpg



Vokalisti i ndjerë i “Linkin Park”, Chester Bennington , ka shpjeguar betejën e tij me depresionin në intervistën e tij të fundit para se të kryente vetëvrasje. 41-vjeçari u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Palos Verdes në Los Angeles. Në intervistën e dhënë ai është shprehur se arriti në një pikë të jetës ku me vete thoshte se nuk mund të dorëzohej, ose do të vdiste ose do të mund të luftonte për atë që donte.

“Zgjodha opsionin të luftoj për atë që dua. Dëshiroja të kisha marrëdhënie të mira. Dëshiroja t’i doja njerëzit në jetën time. Dëshiroja ta shijoja punën time. Dëshiroja të shijoja të qenit baba dhe i rrethuar me miq kur zgjohesha në mëngjes. Sepse ajo ishte një betejë për mua”.