• |
ide | kryesore

“Nëntori” nuk ndalet as në Korrik, Arilena pushton radiot Gjermane

Arkiva, Paparazzi
60f35063e465ec0b4d33a5cdadaa94a9.jpg



Pas suksesit në Rusi, Rumani, Ukrainë e në shumë vende të tjera ‘Nëntori” nuk pushon së dëgjuari tashmë dhe në Gjermani.

Suksesi i këngëtares 18-vjeçare, Arilena Ara po pushton dhe perëndimin, duke u përfolur kështu dhe nga faqja “Energy” për karrierën dhe sukseset e saj.

Ende pa dalë në anglisht, kënga po thyen rekorde dëgjueshmërie, është renditur në krye të këngëve më të dëgjuara në disa shtete dhe transmetohet në shumë radio.

Fituesja e X Factor Albania dhe krijuesit e kësaj kënge me në krye kompozitorin Darko Dimitrov po shijojnë prej kohësh suksesin ndërkombëtar të kësaj balade të krijuar vitin e kaluar.

 
AddThis Sharing Buttons

Share to ëhatsAppShare to ViberShare to FacebookShare to PinterestShare to Google+Share to Tëitter