• |
ide | kryesore

Nga Naomi te Whoopi Goldberg, yjet e “The Cal 2018”

Arkiva, Paparazzi
bf07067005885d94619c078dea460263-560x350-540x338.jpg



Kalendari “Pirelli 2018”, që mban firmën e Tim Walker, paraqet imazhet e një bote surreale të ëndrrave, frymëzuar nga “Liza në botën e çudirave”, të Lewis Carroll. Imazhet e librit janë tablo të gjalla të situatave të pamundura. Tim Walker sjell versionin e vet, shumë ndryshe krahasuar me të mëparshmit, me 17 protagonistë me ngjyrë, nga fusha e modës, muzikës, kinemasë dhe universit “underground”.

Skenat vizionare të kalendarit janë krijuar nga Shona Heath, një prej dizajnueseve më të njohura kreative britanike.

Modelja australiane me origjinë sudaneze Adut Akech do të jetë Mbretëresha Kup.

Modeli anglez me origjinë ganeze Adwoa Aboah do të jetë Tuitëlldi.

Modeli gjerman me origjinë senegaleze Alpha Dia, letra 5 zemër.

Aktori amerikan me origjinë nga Benin, Djimon Hounsou do të jetë letra K zemër.

Modelja australiane me origjinë sudaneze Duckie Thot do të jetë Liza.

Modeli anglez King Owusu do të jetë Tuitëlldu.

Reperi amerikan Lil Yachty, një prej rojeve të mbretëreshës.

Aktorja keniane Lupita Nyong’o, e lindur në Meksikë, do të jetë Miu.

Top modelja Naomi Campbell do të jetë personazhi që pret kokat për mbretëreshën.

Aktori amerikan RuPaul, transvestit, personazh televiziv, këngëtar e kompozitor, do të jetë Mbretëresha Zemër.

Aktorja amerikane Sasha Lane do të jetë Lepuri.

Reperi amerikan Sean “Diddy” Combs, personazhi që pret kokat për mbretëreshën.

Modelja amerikane Slick Woods, Kapelabërësi.

Modelja nga Afrika e Jugut, avokate, Thando Hopa, do të jetë Princesha Zemër.

Modeli anglez Wilson Oryema, letra 7 zemër.

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg, Dukesha.

Stilistja angleze Zoe Bedeaux, Vemja.