• |
ide | kryesore

Paddy McGuinness, “Jeta ime me 2 fëmijë autikë ” (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
paddy-mcguinness-t.jpg



Aktori britanik Paddy McGuinness dhe bashkëshortja, Christine, treguan për herë të parë këtë muaj se binjakët e tyre 4-vjeçarë, Leo dhe Penelope, kanë të dy autizëm.

Christine e dha lajmin përmes Instagram-it, ku postoi një poezi për ditëlindjen e tyre, më 2 korrik.

Ata janë tepër të ndjeshëm karshi zhurmave, ndaj i urrejnë parqet e lojërave. Përveç kësaj, ata s’e durojnë dot të qëndruarin mbi bar apo në rërë dhe duhet t’i ushqejnë të tjerët, megjithatë, Christine mendonte se i kishte llastuar së tepërmi. Ajo shtoi se Leo mund të hajë vetëm ushqim të thatë pa ngjyrë, si çipsa apo çibukë. Për një kohë shumë të gjatë, çifti qëndroi në shtëpi me fëmijët, duke shmangur daljet me shoqërinë. Ajo kujtoi se kur fëmijët e saj ishin dy vjeç, njerëzit e saj menduan se ajo kishte rënë në depresion, pasi për Krishtlindje nuk e kishte zbukuruar shtëpinë. Në fakt, nuk e kishte bërë sepse dritat dhe zbukurimet e tjera do t’i stresonin fëmijët.