• |
ide | kryesore

Pas publikimit të fotove intime, reagon Stresi: Nuk po e gjej kush e ka bërë

Arkiva, Paparazzi
stresistrs.JPG



Para pak ditësh disa foto intime të Stresit me të ish të dashurën e tij u bënë publike dhe dolën pothuaj në çdo faqe të parë.

Por ditën e sotme i ftuar në emisionin “Fun Day” ku ndër të tjera rrëfeu edhe për ngjarjen që bëri ‘bum’ dhe mardhënien të cilën ai e kishte mbajtur të fshehtë nga ekranet.

Romanca e Stresit dhe bukuroshes me të cilën ai ka pasur një lidhje relativisht të gjatë, me sa duket, ka marrë fund. Por ai vazhdon të ketë shumë respekt për të, sidomos pas publikimit të fotove intime.

I pyetur nga Fatma nëse ka një shpjegim për këtë situatë, Stresi pohon se “një shpjegim ka”, por ai tashmë nuk mund ta dijë se si dhe nga kush u prish privatësia e tyre, por ruan një respekt të madh për vajzën me të cilën ka pasur lidhje intime: “Tani kam aq shumë respekt për atë vajzë, sa nuk mund ta imagjinosh. Në momentin që e humb një person, e kupton…” – thotë ai për vajzën që ka dashur.

Por nuk e ka zbuluar dot se kush ua ka shkelur privatësinë: “Nuk e di kush e shkeli privatësinë, nuk po e gjej dot kush e ka bërë, bëj kujdes ta shikoj telefonin. Normalisht është një shkelje shumë e madhe. Ka dëmtuar personin, familjen e saj, por atë vetë në radhë të parë….”

Teleshat, duket se nuk paskan fund për Stresin…