• |
ide | kryesore

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt nis proçedurat për të ndaluar hormonet femërore

Arkiva, Paparazzi
cc385aec69118ef6f3edc41b49b2e697.jpg



Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë një nga dyshet më të komentuara të showbizit.

Ata janë etiketuar për vite me rradhë si çifti më i fuqishëm i Holliwood-it, pasi pushtuan kopertinat pas njohjes në xhirimet e filmit ‘Mr & Mrs Smith’ për tu martuar më vonë.

Nga martesa e tyre lindën 3 fëmijë dhe u adoptuan 3 fëmijë të tjerë.

Pak muaj më parë aktorët u divorcuan duke nisur një betejë të madhe për kujdestarinë e tyre.

Duke folur për këta të fundit, Shiloh Pitt, kohët e fundit po lakohet shumë në media pas përhapjes së lajmit se ka nisur proçedurat për të ndërruar gjini.

Mediat e huaja raportojnë se Shiloh ka nisur një trajtim për ndalimin e prodhimit të hormoneve femërore.

11-vjeçarja prej gati gjithë jetës së saj ka patur një stil mashkullor në veshje dhe pamje dhe i kërkonte njerëzve ta thërrisnin ‘Xhon’.