• |
ide | kryesore

Zhvarroset piktori Salvador Dali

Arkiva, Paparazzi
salvador-dali-game-560x416-540x401.jpg



Trupi i piktorit të njohur surrealist u zhvarros për një test atësie, pas një urdhri të një gjykate spanjolle në qershor të këtij viti. Salvador Dali u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare pas një ataku kardiak në vitin 1989.

Mendohet se piktori spanjoll nuk ka pasur fëmije, por një grua 61-vjeçare e bindi gjykatën se Dali duhej te zhvarroset për t’ju nënshtruar testit të atësisë për të zbuluar nëse ajo është apo jo vajza e tij. Ajo ka kërkuar të njihet ligjërisht si vajza e piktorit dhe të ketë mundësinë e të drejtës së pronës dhe veprave të tij të artit.