• |
ide | kryesore

Agjenti i Hysajt: Mbrojtësi ka refuzuar një klub të madh europian

Arkiva, Sport
hysaj_albania-300x227.jpg



Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka deklaruar se mbrojtësi shkodran ka refuzuar një ofertë nga një prej klubeve më të mira europiane.

“Hysaj është 100% i bindur se do të fitojë titullin em Napolin, sepse ndryshe do të kishte ikur. Ka marrë një ofertë serioze, konkrete dhe reale, nga një prej klubeve më të mira europiane, ku do të përfitonte shumë më tepër sesa fiton këtu në Napoli, por as që donte të mendojë për t’u larguar”, u shpreh Giuffredi.

Agjenti i shkodranit të kombëtares nuk e tregon emrin e ekipit që kërkoi me ngulm mbrojtësin, por zbuloi një detaj të vogël.

“Emrin e skuadrës nuk mund ta them absolutisht, por mund t’ju them se është një ekip që është renditur në dy vendet e para, në një nga ligat më të mira europiane”, u spreh agjenti.

Hysaj po përgatitet të fillojë sezonin e tretë te Napoli, ku është shndërruar në një titullar fiks i formacionit të trajnerit Sarri dhe protagonist në repartin e mbrojtjes.