• |
ide | kryesore

Ja sa vlejnë skuadrat e Superligës në sezonin e ri, të gjitha së bashku sa “Bonucci”

Arkiva, Sport
Screenshot_20170722-202417-01-300x156.jpeg



Sezoni i ri i Kategorisë Superiore starton në shtator, ndërkohë që tashmë është kohë e mirë për të bërë disa analiza, ose për të parë nga pranë vlerësimet e një prej kompanive më të mëdha në tregun e transferimeve.

Po flasim për “transfermarkt” që bën një vlerësim të përgjithshëm për futbollistët dhe vlerat e skuadrave.

Pak ditë më parë “VIP Sport” ju solli formacionin më të shtrenjtë, ndërkohë që sot do ju sjellim tabelën e vlerave të skuadrave të elitës së futbollit shqiptar. Vlera e kampionatit tonë shkon në 40.15 milionë euro.

Skënderbeu është skuadra më e vlefshme me 7.5 milionë euro, ndërkohë që në vendin e dytë renditet Partizani me 6.18 milionë euro.

Në vendin e tretë çuditërisht është Flamurtari, i cili me afrimet e shumta që ka krye e ka çuar vlerën e ekipit në 4.98 milionë euro. Në vendin e katërt janë kampionët e Shqipërisë të Kukësit, të cilët janë pak më poshtë me 4.95 milionë euro.