• |
ide | kryesore

Trajneri Mlladen Milinkoviç rinovon me Luftëtarin

Arkiva, Sport
Milinkovic-Luftetari-2016-470x313-338x225.jpg



Trajneri Mlladen Milinkoviç do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës së Luftëtarit që e drejtoi dhe sezonin që lam pas.

Tekniku serb i cili u përfol se do të largohej nga klubi gjirokastrit, ka vendosur që të rinovojë kontratën me bluzinjtë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë zëdhënsi për shtyp i klubit të Luftëtarit, Rigels Malile, përmes një komunikimi për mediat.

Emri i Mlladen Milinkoviç qarkulloi disa javë më parë, se mund të bëhej pjesë e Partizanit por që nuk u arrit asnjë marrveshje.

Në sezonin e shkuar Milinkoviç pati rezultate të sukseshme me Luftëtarin duke e renditur këtë skaudër në vendin e katërt në tabelën e renditjes