• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni 5 golat e supersfidës Chelsea – Bayern Munich

Arkiva, Sport
bayern_1500988378-2031113.JPG



Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich tregoi forcën përballë kampionit të Premierligës, Chelsea. Bavarezët e trajnerit Ancelotti shënuan 3 herë në portën e londinezëve të trajnerit italian Conte në miqësoren që u luajt në Singapor ndërsa pësuan më pas 2 gola. Golat për Bayern Munich i shënuan Rafinha (6) dhe Thomas Mueller (12 dhe 27) ndërsa për Chlesea realizoi Marcos Alonso (45) dhe Michy Batshuayi (85). Për “blutë” u aktivizua edhe përforcimi i ardhur nga Real Madridi, Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll u aktivizua në minutën e 63-të, por nuk arriti të shënojë golin e parë në fanellën e londinezëve.