• |
ide | kryesore

SMS-ja e trajnerit Gega: Do prezantohesha sot, por Gjici…

Arkiva, Sport
Gega.jpg



Ditën e sotme ishte programuar që klubi i Kukësit të prezantonte trajnerin e ri dhe marrëveshja ishte arritur me Skënder Gegën. Tekniku ishte njoftuar nga drejtori i klubit, Naim Halili, se sot rreth orës 09:30, do të bëhej prezantimi zyrtar, duke qenë se më parë kishin arritur edhe marrëveshjen me presidentin Safet Gjici. Por, mungesa e profesionalizmit nga ana e klubit, i cili nuk është treguar korrekt me orarin dhe njoftimin e prezantimit, ka detyruar Gegën që të mbyllë aventurën, pa e nisur mirë atë. I befasuar nga mungesa e profesionalizmit që në ditët e para, trajneri ka preferuar që të mos nisë ketë bashkëpunim. Klubi i Kukësit ka qenë në tratativa prej disa muajsh me teknikun, deri para disa ditësh kur edhe patën një akord konkret. Më poshtë “VIP SPORT” publikon edhe mesazhin që Skënder Gega i ka drejtuar drejtorit të Kukësit, Naim Halilit.

Mesazhi

“Pershendetje z.drejtor!

Meqense je personi qe me ke kontaktuar dhe kemi pasur shume takime dhe biseda per mundesin e nje bashkepunimi.

Po iu drejtohem juve qe ta beni me dije edhe klubin.

Karakteri dhe formimi im profesional me shtyne te jem korrekt me ju.

Sot kam vendosur qe ky projekt dhe interes I perbashket mos te vazhdoje me. Dje ne mbremje me njoftuat qe sot ne 09:30 do benim prezantimin zyrtar, ndersa sot nuk po kryeni ate qe rame dakort dhe mbi te gjitha Ju me kerkuat. Ne aspektin profesional nuk me duket korrekte.

Ju falenderoj per respektin dhe interesimin tuaj.

Ju uroj suksese ju dhe F.K Kukesit

Me respekt

Skender Gega”