• |
ide | kryesore

VIDEO/ Armando Sadiku debuton me gol në Champions League

Arkiva, Sport
awdsdddddd.jpg



Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku debutoi me gol me skuadrën e tij të re Legia e Varshavës. Në ndeshjen e turit të tretë eliminator të Champions League kundër Astana, Sadiku hyri në fushë në minutën e 70-të kur rezultati ishte 2-0 në disfavor të skuadrës së tij. Pas 9 minutash ai shfrytëzoi një top të futur në zonë duke e çuar atë në rrjetë dhe duke ngushtuar rezultatin. Për fat të keq Legia pësoi edhe golin e tretë në minutën e 93-të duke pësuar humbje në ndeshjen e parë të luajtur në Kazakistan./lapsi.al/