• |
ide | kryesore

Hyeyda El Saied tregon incidentin e ndodhur: Drejtuam sytë nga Zoti

Arkiva, Paparazzi
e4dab2b56bd2b98a19eacbefa4559238_L.jpg



Hyeyda El Saied ka qenë duke u kthyer me avion në Shqipëri bashkë me familjen e saj. Por ndërkohë që avioni ka qenë duke u ulur në tokën shqiptare, në Rinas, ka bërë një ngritje spektakolare vetë duke u ngritur edhe njëherë në qiell ku ka qëndruar në fluturim për rreth 20 minuta. Por fatmirësisht pasi piloti provoi për herë të dytë të ulej, ulja u bë me sukses dhe pasagjerët kanë duartrokitur pilotin.

 

Ja si e rrëfen vetë Hueyda këtë aventurë të rrezikshme:

Keto jane fytyrat tona te pas incidentit… Dhe pse ishim zgjuar ne 4 te mengjesit per te marr avionin i cili u nis 1h20 me vonese, ne ishim te gezuar se do ktheheshim pas 3 muajsh ne memedhe. Por pas 2 oresh udhetim entuziazmi yne u shua ne te qinden e sekondit teksa avioni i cili perpak sa nuk preku pisten e aeroportit te Rinasit beri nje ngritje spektakolare. Per here te pare pas kaq vitesh udhetime pash qe ne shqitaret mund dhe te mos flasim e te rrime ulur ndersa avioni nuk eshte parkuar ende  ? Per çeshtje etike s’po e them se cila kompani ajriore qe, por ajo qe me beri pershtypje eshte se gjate xhiros 20 minuteshe mbi det, para se piloti te nderrmerrte zbritjen per here te dyte, ne te gjithe pothuajse ishim bere besimtar dhe i kishim drejtuar syte lart nga Zoti… Besoj qe mund ta imagjinoni se cfare duatrokitjesh i dhuruam pilotit kur u ulem.