• |
ide | kryesore

Aktorja amerikane sulmon Kylien, “Je shembull i keq”

Arkiva, Paparazzi
1280_kylie_jenner_022117_ig.jpg



Keke Palmer tregon se rrjetet sociale e bëjnë shumë të vështirë që dikush të mbetet autentik dhe vetëvetja. Aktorja 23 vjeçare që u bë e njohur si protagonistja e serialit “True Jackson” në Nicklodeon thotë se pjesën më të madhe të fajit e kanë familja Kardashian. Palmer rrëfeu për Yahoo Beauty se interneti është bërë shumë paragjykues, ose duke u tallur në maksimum ose duke pranuar një model të caktuar perfeksioni që askush nuk mundet më ta kritikojë. Ajo mori shembullin e familjes Kardashian, që “bënë gjithçka që një grua duhet të jetë në mënyrë që një mashkull t’i dojë, vetëm që të mos i tallë më njeri”. Keke u ndal specifikisht tek shembulli i Kylie, e cila konsiderohej në fillim si e shëmtuara në familje dhe bëri gjithçka vetëm që të dukej e bukur në mënyrë që shoqëria ta donte dhe pranonte. Dhe pjesa më e çmendur sipas saj është që në fund shoqëria e vlerësoi imazhin e rremë që u krijua nga një vajzë adoleshente.