• |
ide | kryesore

Edhe një dyshe tjetër i bashkohet televizionit “Klan” (Foto)

Arkiva, Paparazzi
589ad853086c2e9252d795f311b0dc10.jpg.png

Lëvizjet e sezonit të ri televiziv kanë nisur të komentohen gjatë në media ditët e fundit. Pas konfirmimit të Marina Vjollcës me një program të sajin në ekranin e Tv Klan, pranë këtij televizioni është duke ardhur edhe një dyshe tjetër. Burime për Anabel kanë zbuluar se dyshja e njohur e kuzhinës, Alfio Rrotani dhe Indrit Ҫela do të jenë gjithashtu pjesë e Tv Klan në sezonin e ri televiziv.



“Kripë dhe piper”, programi me të cilin pjesëmarrësit e Master Chef Albania kanë drejtuar në In Tv, që nga muaji shtator do të mbajnë vulën e dy vëllezërve Laҫo, Blendi dhe Pandi.

Me “Kripë dhe piper”, Alfio dhe Indriti u bënë edhe më familjarë me publikun me recetat e tyre pikante. Shpeshherë, ata krijonin atmosferë edhe me personazhe të njohur të botës së ekranit duke i provokuar me receta të ndryshme në kuzhinë.

Kthehu