• |
ide | kryesore

Flet fotografi i cili u aksidentua nga Justin Bieber

Arkiva, Paparazzi
Untitled-7-9-2-540x306.jpg



Justin Bieber është një djalë shumë i mirë sipas fotografit, i cili u godit aksidentalisht nga makina e këngëtarit.

Maurice Lamont ka postuar një video në llogarinë e tij të Instagramit nga krevati i spitalit duke treguar se nuk ka asnjë inat ndaj tij.

“Bieber doli menjëherë nga makina e tij, ishte shumë i dhembshur. Ai është një djalë i mirë. Aksidentet ndodhin”, ka thënë fotografi në videon e postuar.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës teksa këngëtari po largohej nga një kishë në Beverly Hills.