• |
ide | kryesore

Lamar: “Momenti i sikletshëm me Khloe në motel”

Arkiva, Paparazzi
Khloe-Kardashian_lamar-Odom_Wedding_E-670x388.jpg



Lamar tha se kuptoi që ishte në “një nga vendet më të errëta të jetës së tij” kur gruaja e tij e atëhershme, Khloe KI, e gjeti në një motel duke u droguar me një femër tjetër.

Ish lojtari 37 vjeçar tregoi problemet e tij me varësinë ndaj drogës në një ese të shkruar nga ai vetë. “Kur u zgjova në spital në Nevada, nuk mund të lëvizja. Nuk mund të flisja. Isha i mbyllur në kurth brenda trupit tim. Fyti më dhimbte shumë. Pashë poshtë dhe kisha gjithë këta tuba që dilnin nga goja ime” ishin fjalët tronditëse të Odom. Lamar vazhdoi të tregonte në esenë emocionale se varësia e tij ishte aq e keqe sa në çdo çast kohe të lirë, konsumonte kokainë.