Nga deklaratat e fundit të Ricky Martin kanë filluar të spekulimet se festimet do të fillojnë shumë shpejt, edhe pse nuk ka zbuluar datën e saktë të martesës me të fejuarin Jwan Yosef.
Në intervistën më të fundit, këngëtari njoftoi se ceremonia do të zhvillohet në Porto Riko.
Ai gjithashtu siguron se do të jetë diçka e madhe. “Do të jetë një ngjarje e madhe. Dua diçka masive”.
Ikona nga Puerto Rico aktualisht jeton në Las Vegas, ku performon hitet e tij më të mëdha në rezidencën “All in”, në Park Theatre brenda Monte Carlo Resort and Casino. Fituesi i “Grammy” tha gjithashtu se do të ketë një nuancë ndërkombëtare për të përmbushur të gjitha nevojat e mysafirëve shumëkulturorë. “I fejuari është nga Suedia dhe disa nga të afërmit e tij janë nga Siria, kështu që ne do të bëjmë diçka ndërkombëtare”. Sipas tij, të gjithë po flasin për martesën, por askush nuk flet për planifikimin e dasmës, sepse është kaq e vështirë “Nuk e dija se ishte kaq e komplikuar të bëjmë një ngjarje ashtu si duam”.