• |
ide | kryesore

Prej vitesh Donald dhe Melania Trump flejnë në krevat të ndarë

Arkiva, Paparazzi
rs_1024x759-160718194232-1024.Melania-Trump-Donald-Trump-RNC-Cleveland.ms_.071816.jpg



Përdoruesit e rrjeteve sociale duken se janë të fiksuar me martesën e Donald dhe Melania Trump, sidomos pasi u informuan mbi një detaj të ri tronditës.

Sipas një raporti ekskluziv të “Us Weekly”, Çifti Presidencial amerikan nuk fle në të njëjtën shtrat.

“Ata nuk kalojnë kurrë natën së bashku “, tha një burim anonim pranë familjes Trump.

Edhe pse Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, Melania Trump ka vendosur të qëndrojë në New York, derisa djali i tyre,Barron, të përfundojë vitin akademik, shkruan syri.net. Por një burim që tregon se ata flinin në të njëjtën dhomë, por përdornin shtretër të ndarë.

Nëse raportet konfirmohen, Trump dhe Melania nuk do të ishin çifti i parë që do të flinin të ndarë.

Presidenti i gjashtëmbëdhjetë amerikan, Abraham Lincoln dhe gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, flinin veçmas, sipas Muzeut të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, kjo traditë u ndryshua  nga zonja e parë Eisenhower, e cila eliminoi shtretërit dhe dhomat e veçanta për Zotin dhe Zonjën e Parë të Amerikës.