• |
ide | kryesore

Nis gjyqi i madh në Turqi, 500 puçistë në gjykatë

Arkiva, Planet
turkey.jpg



500 persona të akuzuar si pjesëmarrës të grushtit të shtetit të një viti më parë në Turqi do të dalin ditën e sotme përpara gjykatës në Ankara.

Sipas mediave turke, këta persona përballen me një sërë akuzash si vrasje, shkelje e kushtetutës dhe tentativë për të vrarë presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Mes të arrestuarve ka ushtarakë, biznesmenë, por edhe imamë. Sipas akuzës, tentativa e grushtit të shtetit është organizuar nga baza ajrore Akinci në verilindje të kryeqytetit, të cilën autoritetet e shikojnë si selinë e komplotuesve nga ku u dërguan urdhrat për të bombarduar parlamentin.

Vetëm 7 nga të akuzuarit janë në kërkim, ndërsa pjesa tjetër janë në burg.

Një prej personave të akuzuar dhe që konsiderohet organizatori i grushtit të shtetit është kleriku mysliman Fethullah Gulen, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Nga tentativa për grusht shteti e një viti më parë në Turqi humbën jetën 250 vetë.