• |
ide | kryesore

Paul McCartney këngë dedikuar Donald Trump

Arkiva, Paparazzi
MaccaTrump-560x416-540x401.jpg



Këngëtari i njohur britanik, ish-“The Beatles”, Paul McCartney është frymëzuar dhe ka shkruar një këngë për presidentin amerikan, Donald Trump, që do të jetë dhe pjesë e albumit të tij të ri, që pritet të dalë në fund të këtij viti. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish duhet të jetë lavdëruese.

Gjatë një takimi me studentë të Institutit të Artit, në Liverpul, McCartney shprehu pakënaqësinë ndaj shefit të Shtëpisë së Bardhë. Mes të tjerash tha: “Ndonjëherë situata në botë bëhet kaq e çmendur, saqë duhet t’i japësh një adresë”.

Kënga me kritika për Trump nuk është edhe krejt e papritur, pasi në fushatën presidenciale në SHBA, McCartney ka përkrahur kandidaten demokrate Hillary Clinton.