• |
ide | kryesore

“WP”: Trump diktoi personalisht deklaratën e takimit mes Donald Jr. dhe avokates ruse

Arkiva, Planet
article-0-1ADE304400000578-385_634x456.jpg



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diktoi një deklaratë të djalit të tij, Donald Trump Jr. në lidhje me takimin që ai kishte zhvilluar një vit më parë me një avokate ruse, njoftoi e përditshmja amerikane “Washington Post”.

“Presidenti diktoi personalisht deklaratën e 8 korrikut, e cila thoshte se ‘Trump Jr. dhe avokatja ruse gjatë takimit të tyre në qershor të vitit 2016, kanë diskutuar kryesisht rreth një programi për adoptimin e fëmijëve rusë”, shkruan “Washington Post”.

“Deklarata, e cila iu përcoll së përditshmes amerikane ‘New York Times’, u shkrua ndërsa presidenti Trump ishte duke u kthyer nga samiti i G20-ës në Hamburg, Gjermani”, raportoi “Washington Post”.

Më herët, Trump Jr. kishte publikuar një varg e-mailesh të njëpasnjëshme që tregonin se takimi i tij me avokaten ruse ishte një përpjekje për të marrë informacione zyrtare kundër rivales së babait të tij, kandidates për presidente, Hillary Clinton.