• |
ide | kryesore

Deputetin e shajnë nga nëna në Facebook, ai nxjerr mamin në foto

Arkiva, Pikante
auto_Screenshot_51501679273.png



Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, është ofenduar nga një person i cili e ka sharë nga nëna, nëpërmjet një komenti në FB.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e tij e cila pa frikë mund të quhet jo vetëm mjaft e goditur por edhe “epike”. Ai ka postuar një fotografi të nënës së tij, ku shihet se ajo ka ngritur gishtin e mesëm.

“Ai momenti kur një dashamirë i SHIK-ut të shan me nanë, e ty të qëllon nana afër”, ka shkruar deputeti Fisnik Ismali në Facebook, ku ka publikuar një fotografi të nënës së tij, e cila shihet se e ka të ngritur gishtin e mesëm.