• |
ide | kryesore

Diana, sekretet, seksi me Charlsin. Dalin filmimet e para

Arkiva, Planet
42E00A0300000578-4749338-image-m-6_1501602848584.jpg



Publikimi i trailerit së dokumentarit me rrëfime private të Princeshës Diana, ka shkaktuar një sërë reagimesh komplekse në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Sikurse duket nga traileri (reklama) e dokumentarit, Lady Diana do të zbërthejë pa dorashka disa të vërteta të fshehura për jetën e saj private dhe martesën plot probleme me Princin Charles. 

“Unë nuk duhej të luaja me zjarrin, e bëra dhe u dogja shumë” – shpreh Lady Diana në trailerin e dokumentarit.

Persona pranë familjes mbretërore apo dhe mbështetës të tjerë të personazhit të dashur që Lady Diana i paraqiti popullit britanik, shprehen tejet të revoltuar në lidhje me këtë dokumentar. Për ta, këto pamje nuk duhet të transmetohen, pasi ajo çka mund të shfaqet në atë dokumentar mund të dëmtojë rëndë emocionalisht familjen mbretërore dhe kryesisht dy djemtë e saj, Princin Harry dhe Princin William. 

 

Por jo të gjithë mendojnë kështu. Për shumë njerëz jeta e Dianës është plot pikëpyetje dhe nuk ka person tjetër për t’i dhënë më mirë përgjigje, sesa vetë Diana. 

 

Për çudi, pro transmetimit të videos është edhe Ken Wharfe, ish-truproja e Dianës. Në një prononcim për BBC, Wharfe u shpreh se këto filmime do të transmetoheshin një ditë, qoftë tani, qoftë edhe pas 30 apo 50 vitesh.

“Kudo të ndodhem nëpër botë, i tregoj njerëzve se sa i rëndësishëm ishte roli i Dianës në shekullin e 20-të dhe kjo është një mundësi për të mbajtur gjallë këtë rol. Është e rëndësishme që njerëzit t’i kenë këto informacione për Dianën, ajo ishte një ikonë” – u shpreh ish-truproja i Dianës.

Të tjerë pranë Princeshës së ndjerë kanë dalë që tani në mbrojtje të saj. Dyshues për atë çka mund të dalë nga videot, ish-sekretari i Dianës, Patrick Jephson deklaroi se Princesha ishte nevrike, por kishte të drejtë të ishte e inatosur pasi e dinte se i shoqi i saj, Charls, dashuronte një grua tjetër. 

 (Lady Diana me Princin Charles) 

Nëse sheh trailerin deri në fund, duket Diana teksa shprehet se që në moshë të vogël, kishte guximin të bënte gjërat që të tjerët nuk mundnin.

“Unë gjithmonë bëja komplet të kundërtën e asaj çka duhej bërë” – shprehet Diana. Por jo vetëm kaq. Për mbështetësit e figurës së Dianës dhe adhuruesve të kurorës britanike nuk është e këndshme të dëgjosh princeshën të thotë: “Seksi me Charlsin është shumë i çuditshëm. Çfarë pret kur martohesh me dikë kur e ke takuar vetëm 13 herë.” 

Përgatiti /Lapsi.al